
RAPORT JAVOR 14 – 18 Dhjetor 2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.


Përgjatë datave 14 – 18 Dhjetor janë realizuar:

214 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.

4 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to;

12 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet;

17 inspektime për instrumente matëse ligjërisht të kontrolluar;

26 inspektime për sigurine e ashensorëve në përdorim;

6 inspektime per sigurinë e produkteve elektrike;

10 inspektime për sigurinë e lodrave;

Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.