Hyrje
Drejtoria e Pronësisë Intelektuale (DPI) ka si qëllim të sigurojë legjislacionin e Pronësisë Industriale dhe Intelektuale nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj, në përputhje me proçedurat e kryerjes së inspektimit.
Kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve nga subjektet që ushtrojnë veprimtari industriale dhe intelektuale, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, akteve nënligjore në zbatim të tij dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.
Sektori i Pronësisë Industriale
- Inspektimi i strukturave që kryejnë veprimtari të pronësisë Industriale sipas planit të parashikuar vjetor në bashkëpunim me struktura të tjera inspektuese,
- Menaxhimi i riskut të sherbimeve që bëjne pjesë nën përgjegjësinë e ISHMT-së,
- Trajton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të Pronësisë Industriale, të marra drejtëpërdrejtë ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ dhe merr vendim.
Sektori i të Drejtës së Autorit
- Inspektimi i strukturave që kryejne veprimtari në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to sipas planit të parashikur vjetor dhe në bashkëpunim me struktura të tjera inspektuese.
- Menaxhimi I riskut të shërbimeve që bëjnë pjesë nën përgjegjësinë e ISHMT-së;
- Trajton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të Pronësisë Intelektuale të marra drejtëpërdrejtë ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ dhe merr vendim.