Struktura

 

I. Organizimi i Institucionit

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut është konstituar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 36, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e ISHMT”, datë 20/01/2016. Ky institucion organizohet si Drejtori e Përgjithshme me juridiksion në të gjithë territorin e vendin. Funksionimi i tij kryhet sipas strukturës së miratur me Urdhërin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Nr. 36, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”, datë 16/05/2016. Marrëdhëniet e nëpunësve të ISHMT-së rregullohen sipas legjislacionit për nëpunësit civil.

Struktura e institucionit përbëhet nga katër drejtori:

  • Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse,
  • Drejtoria e Mbikëqyrjes së Produkteve,
  • Drejtoria e Pronësisë Intelektuale
  • Drejtoria Teknike.

Kjo strukturë parashikon një total prej 80 punonjësish nga të cilët parashikohen 68 inspektorë. Veprimtaria e institucionet rregullohet me Urdhërin e Kryeinspektorit Nr. 5122, “Miratimin e Rregullores së Brendshme të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”, datë 25/12/2017.

Z. Gazmend Osmani - Kryeinspektor