RAPORT JAVOR 08-11 SHTATOR 2020
Trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), kanë realizuar gjatë kësaj jave inspektime për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid. Në total, janë kryer:
197 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente
8 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për produktet elektrike
6 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike
6 inspektime për sigurinë e ashensorëve
4 inspektime për sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e fëmijëve
19 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet
2 inspektime për instumentat matës ligjërisht të kontrollueshëm
2 inspektime për instumentat matës që hidhen në treg
11 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.
Ndërgjegjësimi dhe zbatimi me përpikmëri i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.