🟢  RAPORT JAVOR 05 – 09 Tetor 2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.

👉  Përgjatë datave 05 – 09 Tetor 2020 janë realizuar:

  • 255 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.  Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
  • 26 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet
  • 22 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to

📌  Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.