Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njofton se takimi informues me temë: “Matësit e ujit, detyrimet e institucioneve përgjegjëse, mbrojtja e konsumatorit, garantimi i saktësisë së matjeve” i cili ishte parashikuar për t’u mbajtur në datë 10.03.2020 ora 10:30, pranë Tirana International Hotel, nuk do të zhvillohet për shkak të masave parandaluese për përballimin e situatës pas shfaqjes së rasteve të para të koronavirusit në vend.
Duke falenderuar të gjithë të ftuarit të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet, ju bëjmë me dije se do të njoftoheni në një moment të dytë për zhvillimin e këtij aktiviteti.