ISHMT informim publik në kuadër të muajit të Pronësisë Intelektuale nën sloganin “Pronësia Intelektuale dhe Rinia – Inovacioni për një të ardhme më të mirë”

➡️ISHMT ofroj informacion për qytetarët e interesuar, mbi sistemin e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale, në stendat e ngritura te Pedonalja – Kalaja e Tiranës.
🗂 Materialet po shpërndahen në kuadër të muajit të Pronësisë Intelektuale, nën sloganin “Pronësia Intelektuale dhe Rinia – Inovacioni për një të ardhme më të mire” lançuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), kushtuar Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill.
✅Së bashku me përfaqësues nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësise Industriale, ISHMT mirëpriti çdo të interesuar dhe qytetar të qytetit të Tiranës në stendat e ngritura për më shumë informacion rreth fushës së PI-së.