Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Marrëveshja e nenshkruar nga dy kreret e institucioneve respektive, z. Lavdrim Sahitaj dhe znj. Ledina Beqiraj Agalliu, vjen edhe ne frymen e respektimin te standardeve b ashkëkohore të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.
Kjo Marrëveshje perfshin mbështetjen reciproke të funksioneve institucionale, të cilat konsistojnë në:
Shkëmbimi i informacionit duke evituar vonesat burokratike.
Planifikimi i projekteve të përbashkëta.
Aktivitete të përbashkëta, informuese drejtuar ndërsjelltas institucioneve, grupeve të interesit, si dhe brezit të ri.
Çështje tē tjera teknike sipas fushës së veprimtarisë.