Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit  laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm

Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain

Numri i artikullit: DFB-075

Numri i LOT:  16HKF7

Pamja e jashtme e produktit:       19 cm Ø

Kategoria e produktit:  MATERIAL NË KONTAKT ME  USHQIMIN

Barkodi:    0470095000030

Foto:

KUJDES!!!!

Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm  dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.