Në kuadër të projektit TAMS  “Technical Assistance to carry out effective market survelliance in line with acquis” EuropeAid 137616/IH/SER/AL, realizoi trajnimin mbi Rregulloren e Re të (BE) 2019/1020 e Parlamentit evropian dhe e Këshillit e 20 qershorit 2019 mbi Mbikëqyrjen e Tregut dhe konformitetin e produkteve. Kjo rregullore synon të përmirësojë mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, duke u përshtatur me zhvillimet e reja të teknologjisë dhe tregitsë së lirë në nivel Europian. Rregullorja sjell risi dhe forcimin e mbikëqyrjes së tregut duke përfshirë kontrollin dhe inspektimin e tregtimit online të produkteve joushqimore. Gjithashtu parashikon rritjen e bashkëpunimit midis autoriteteteve të mbikëqyrjes në nivel Europian por edhe të vendeve të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE. Trajnimi i stafit mbi këtë rregullore vjen si nevojë dhe detyrim i përafrimit të legjislacionit të Bashkimit Europian, duke synuar në vitet në vijim implementimin e tij në RSH.