Më datë 12 Prill 2019, ora 10:00 u zhvillua trajnimi me tematikë “Hartimi i listës së verifikimit për  produktet lodra sipas kategorive” referuar standartit të lodrave EN 71-1, nga Eksperti i Projektit “Technical assistance for effective Market Surveillance”, nga Z. Borut Matkovic. Fillimisht Eksperti shpjegoi kriteret e përgjithshme që duhet të plotesojë një lodër për tu konsideruar e sigurt,  këtu përmendim: Modelin, markën, prodhuesin, vendin e origjinës, importuesin etj.

Gjithashtu u diskutua për mundësinë e krijimit të liste verifikimeve të ndryshme bazuar në kategori të ndryshme lodrash. Lidhur me këtë Z. Matkovic u fokusua në kategorinë e biçikletave, triçiklave që konsiderohen si lodra. Gjithashtu u shpjegua në terma të përgjithshme mënyra e ndërtimit të një liste verifikimi sa më efikase lidhur me këtë grup produktesh.