Më datë 27 Qershor 2019 u organizua trajnimi me temë “Bashkëpunimi midis ISHMT dhe Doganave – Si të identifikohen produktet jo në konformitet” me mbështetjen e projektit “Humelica”. Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e efiçencës së bashkëpunimit midis dy institucioneve për të ndaluar vendosjen në treg të produkteve jo të sigurta, që nuk plotësojnë kriteret ligjore të detyrueshme sipas Legjislacionit në fuqi. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin inspektorët e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Produkteve dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Degët Doganore në Republikën e Shqipërisë.
Trajnimi u fokusua në njohjen e autoriteteve Doganore me elementët dhe kërkesat thelbësore që duhen kontrolluar për secilën kategori produkti si elektrike, mekanike, instrumenta matës dhe elementët e tjerë që duhet të shoqërojnë produktin për gjurmimin dhe identifikimit e tyre. Më pas u ndalën në hapat që ndërrmeren nga autoritetet mbikëqyrëse për të garantuar sigurinë e përdoruesve dhe konsumatorëve në territorin shqiptar.