Takimi përmbyllës me Avv. Prof. Vicenzo Franceschelli gjatë vizitës studimore në Itali me qëllim përafrimin e standardit të mbrojtjes dhe zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale me Praktikat më të mira të BE –së.
Në vijim të vizitës studimore në Itali, Kryeinspektori i ISHMT, Z. Lavdrim Sahitaj dhe përfaqësuesit e DPPI dhe DDA u takuan me Avv. Prof. Vicenzo Franceschelli, i cili prezantoi mbi historikun, parimet dhe sistemin e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale në Itali, si dhe në Bashkimin Evropian.
Duke përfituar nga ky rast Kryeinspektori Sahitaj diskutoi në lidhje me çështje teknike të fushës së zbatimit të këtyre të drejtave në tregun e brendshëm dhe për mundësinë e krijimit të komunikimeve profesionale me ekspertë të fushës edhe në të ardhmen.