Më datë 24 Maj, Njësia për Koordinimin Evropian dhe Hartimin e Projekteve për Investimet e Huaja” në Bashkinë Fier në bashkëpunim me Projektin PLGP të USAID organizuan takimin e pestë “Për Zhvillimin Ekonomik Vendor” në Bashkinë Fier. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Drejtori i Projektit PLGP Z. Kevin McLaughlin, përfaqësues të Bashkisë Fier, ISHMT si dhe përfaqësues të bizneseve të qytetit të Fierit. Takimi nisi me fjalën e mirëseardhjes nga N/Kryetari i Bashkisë, Znj. Enkeleda Peshkëpia dhe Z. Kevin McLaughlin. Ky Takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes vendore dhe biznesve lokale dhe promovimin e materialeve informuese në ndihmë të sektorit privat. Në pjesën e dytë të takimit përfaqësuesit e ISHMT-së prezantuan për të pranishmit misionin, strukturën dhe fushën e veprimtarisë së këtij inspektorati. Më pas u ndalën në informimin e operatorëve ekonomikë mbi: procedurën e inspektimit, të drejtat dhe detyrimet e inspektorëve dhe operatorëve ekonomikë; kërkesat ligjore që duhet të respektohen nga operatorët ekonomikë në lidhje me sigurinë e produkteve jo ushqimore (instrumentat matëse të kontrollueshme, parapaketime, lodra, detergjentë, pajisjet elektrike, ashensorët, etj.); respektimin e të drejtave të pronësinë intelektuale. Në përfundim të takimit përfaqësuesit e ISHMT-së iu dhanë përgjigje pyetjeve që pjesëmarrësit në takim kishin lidhur me çështjet e trajtuara.