Patëm kënaqësinë të presim në ambjentet e ISHMT përfaqësuesit e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës z. Agron Shurdhani – Zv Drejtor i Pergjithshëm i AMK , së bashku me përfaqësues të tjerë të stafit të tij Z. Bastri Sallahu dhe Z. Muharrem Krasniqi. Tema e këtij takimi ishte “Shkëmbim eksperience dhe përvoje në fushën e metrologjisë ndërmjet dy vendeve”.
Takimi u drejtua nga Kryeinspektori i ISHMT, z. Gazmend Osmani dhe u diskutua për çështje të rëndësishme siç është zbatimi i legjislacionit mbi metrologjinë dhe transpozimi i legjislacionit Evropian në këtë fushë, organizimi dhe funksionimi i ISHMT i cili nëpërmjet sektorit të inspektimit metrologjik është i vetmi institucion që mbikëqyr zbatimin e ligjshmërisë në fushën e metrologjisë.
Duke njohur rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në këtë fushë, si hap i radhës do të jetë një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet institucioneve.
Në ditën e dytë të takimit ISHMT mundësoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të AMK në procese konkrete inspektimi të sektorit të metrologjisë.