📌 TAKIM NDËRINSTITUCIONAL ISHMT – DPPI
📍 Më datë 21.10.2020, në kuadër të zbatimit të projektit “Albanian-Swiss Intellectual Property Project” ALSIP, financuar nga zyra zvicerane per zhvillim ekonomik SECO, u zhvillua një takim ndërmjet Z. Lavdrim Sahitaj, Kryeinspektor i ISHMT dhe Znj. Ledina Beqiraj, Drejtor i Përgjthshëm i DPPI.
© ™️ ®️ Objekt i projektit është përmirësimi i situatës së pronësisë intelektuale (PI) në Shqipëri dhe rritja e ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtave të artistëve, krijuesve dhe shpikësve. Gjithashtu një nga objektivat kryesore të këtij projekti është ndalimi i cënimit të të drejtave mbi PI në tregun e brendshëm.
🟢 Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia dhe u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të përfshira në sistemin e PI.