Në kuadër të takimeve informuese të përbashkëta me institucionet ligjzbatuese në fushën e pronësisë intelektuale dhe Bashkimin e Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë, me datë 04/10/2018 u mbajt në qytetin e Fierit takimi i parë sipas kalendarit. Në këtë takim me pjesëmarrjen e subjekteve me aktivitete tregtare dhe prodhuese në qarkun e Fierit, morën pjesë Kryeispektori znj. Ejana Xhixhia dhe tre përfaqësues nga ISHMT.

Gjatë fjalës së përfaqësuesve të ISHMT-së u prezantua funksioni, fushat në të cilat institucioni operon si dhe detyrimet ligjore që subjektet kanë. Me këtë rast, pjesëmarrësëve ia shpërndanë materialet informuese për të gjithë sektorët e ISHMT-së. Në vazhdim të takimit, mbajtën fjalën e tyre edhe përfaqësuesit nga Drejtoria e së Drejtës së Autorit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Kalendari i planifikuar i këtyre takimeve me Dhomat e Tregtisë është si vijon:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Fier – datë 04/10/2018
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan – datë 17/10/2018
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Korcë – datë 14/11/2018
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Berat – datë 20/11/2018