Stafi ISHMT-së u trajnua në workshopin “Krijimi i respektit për pronësinë intelektuale, trajnim për gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët ligjzbatues”. Ky workshop u organizua dhe koordinua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, nën kujdesin e Drejtorit të përgjithshëm znj. Rovena Beqiraj.
E pranishme ishte dhe Znj. Olga Alleman, përfaqësuese e projektit ALSIP.
🤝Projekti shqiptaro- zvicerian (ALSIP)🇦🇱🇨🇭 është një nga partnerët kryesorë i cili ka suportuar ISHMT-në, por edhe institucionet e tjera shqiptare të përfshira në sistemin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

®️©️ Forcimi i kapaciteteve të ISHMT-së vijon të jetë një nga sfidat kryesore për të garantuar inspektime të standardeve bashkëkohore dhe zbatimin e procedurave ligjërisht të bazuara për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si një nga motorët nxitës të inovacionit dhe zhvillimit vendit.

✅️Ky aktivitet solli së bashku të gjitha institucionet ligjzbatuese si dhe perfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë, prokurorë dhe nga shkolla e Magjistraturës.