Vetëm në tre muajt e fundit u regjistruan 236 ashensorë, pranë ISHMT-së, ndërsa janë në proces edhe 30 kërkesa.

Regjistrimi është domosdoshmëri për të siguruar përputhshmërinë e ashensorit me kërkesat ligjore.

⚖️Ligji 10489 datë 15.12.2011 ‘Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut te produkteve jo ushqimore’ përcakton që çdo ashensor duhet të regjistrohet pranë ISHMT-së para se të vendoset në shërbim, si dhe të inspektohet periodikisht sipas afateve të përcaktuara në VKM 1056 datë 23.12.2015 ‘ Për miratimin e rregullit teknik për sigurinë e ashensoreve në përdorim”

Monitorimi i sigurisë së ashensorëve në përdorim të qytetarëve është një nga prioritetet e ISHMT.