🔴 RAPORT JAVOR
Trupat inspektuese të ISHMT-së, kanë kryer gjatë javës së parë të muajit Gushtit, në total 60 inspektime në lidhje me zbatimin e kërkesave ligjore sipas fushave të kontrollit.
 
📌 Nga grupet e kontrollit në terren janë kryer:
👉 178 kontrolle si pjesë e Task Forcës për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, nga të cilat 7 subjekte janë referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
👉 41 inspektime për kontrollin e ashensorëve në përdorim, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve në strukturat akomoduese përgjatë bregdetit.
 
Sa më sipër, janë lënë detyrat përkatëse për kryerjen e ekzaminimit fillestar të ashensorëve në përputhje me Ligjin Nr.10489/2011 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij për ashensorët.
5️⃣ Inspektime për kontrollin e veshjeve të këmbës për etiketimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
5️⃣ Inspektime me bazë informacioni/denoncimi për instrumentat matës (pompat e karburantit).
9️⃣ Inspektime për kontrollin e parapaketimeve.
 
✅ Në çdo monitorim/inspektim nga ISHMT kërkohet nga subjektet zbatimi me korrektësi i protokolleve të miratuara, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, higjenizimi i ambienteve si dhe ruajtja e distancës fizike për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.