🟢  RAPORT JAVOR 28 Shtator – 02 Tetor 2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.

👉 Përgjatë datave 28 Shtator – 2 Tetor 2020 janë realizuar:

  228 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.  Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.

15 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet,

  8 inspektime për sigurine e përgjithshme dhe sigurinë e fëmijëve,

  5 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për produktet elektrike,

  2 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to,

  2 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike,

  4 inspektime për instumentat matës ligjërisht të kontrollueshëm.

📌  Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.