
RAPORT JAVOR 21-25 SHTATOR 2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), gjatë kësaj jave ka realizuar nëpërmjet trupave inspektuese në terren, inspektime për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid. Në total, janë kryer:

221 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.

15 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet

13 inspektime për sigurine e përgjithshme dhe sigurinë e fëmijëve

8 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për produktet elektrike

7 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to

3 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike

5 inspektime për sigurinë e ashensorëve

6 inspektime për instumentat matës ligjërisht të kontrollueshëm

Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.