🟢 RAPORT JAVOR 14-18 SHTATOR 2020
ℹ ISHMT-ja ka për mision garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët, të vendosura në treg dhe në shërbim/në përdorim, nëpërmjet aktiviteteve mbikëqyrëse sipas legjislacionit përkatës në fuqi. ISHMT-ja është, gjithashtu, përgjegjëse për të monitoruar respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe të të drejtave të tjera sipas fushës së veprimtarisë institucionale.
✅ Gjatë kësaj jave, nga trupat inspektuese të ISHMT-së, janë kryer në total :
✔ 218 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
✔ 15 inspektime për sigurine e përgjithshme dhe sigurinë e fëmijëve
✔ 17 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet
✔ 9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to
✔ 6 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për produktet elektrike
✔ 7 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike
✔ 7 inspektime për sigurinë e ashensorëve
✔ 2 inspektime për instumentat matës ligjërisht të kontrollueshëm
✔ 3 inspektime për instumentat matës që hidhen në treg.
📑 Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.