🔴 RAPORT JAVOR 10-14 GUSHT 2020
 
📌 Vijojnë kontrollet në terren nga trupat inspektuese në garantimin e kërkesave ligjore sipas fushave të kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT). Në total, gjatë kësaj jave janë realizuar nëpërmjet sistemit E-inspektimi 23 inspektime:
 
👉 179 kontrolle/monitorime si pjesë e Task Forcës për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
👉 16 inspektime për kontrollin e ashensorëve në përdorim, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve në strukturat akomoduese përgjatë bregdetit. Sa më sipër, janë lënë detyrat përkatëse për kryerjen e ekzaminimit fillestar të ashensorëve në përputhje me Ligjin Nr. 10489/2011 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij për ashensorët.
 
➡️ 4 Inspektime për kontrollin e veshjeve të këmbës për etiketimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
➡️ 1 Inspektim me bazë informacioni/denoncimi për instrumentat matës (pompat e karburantit)
➡️ 2 Inspektime për shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale referuar ankesave të ardhura nga përfaqësuesit e autorizuar të mbajësit të së drejtës.
 
🟢 Gjatë inspektimeve, kërkohet nga çdo biznes kujdes maksimal në zbatimin e masave dhe protokolleve, për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19. Rritja e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë mbi kriteret ligjore që duhet të zbatojnë në fushën e sigurisë së produkteve joushqimore dhe pronësisë intelektuale, si dhe të konsumatorëve mbi të drejtat e tyre, mbetet në fokusin e ISHMT-së.