NJOFTIM
Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT ) me numër notifikimi 386007, për produktin “Pjata për fëmijë të bërë prej melamine”.
Produkti “Pjata për fëmijë të bërë prej melamine” me të dhënat si më poshtë është njoftuar nga RASFF (RAPID ALERT) si një produkt i cili paraqet risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut, pasi nga kontrolli laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar si dhe pesticidit (phenamiphos)
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: PJATA PËR FËMIJËT TË BËRË PREJ MELAMINE
Emri i produktit në etiketë: FROZEN SNOW FLAKES PLATE
Emri i markës: TRUDEAU
Pamja e jashtme e produktit: FIGURA E FROZEN NË PJATA
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0063562622349
KUJDES!!!!
Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.