Kompania “Foshan Midea Carrier Air Conditioning” ka realizuar njoftimin vullnetar për modifikim e disa sistemeve të kondicionimit të ajrit/pompës ngrohëse të markës “Carrier”, pasi është vënë re se në disa raste komponenti i motorit të ventilatorëve nuk funksionon dhe mund të shkaktojë djegien e disa pjesëve të motorrit.

Pas raportimit të 6 rasteve të defekteve në Amerikën e Veriut ( asnjë incident nuk ka shkaktuar dëmtim në njerëz apo dëmtim të pronës), kompania ka ndërmarrë vullnetarisht pa pagesë një program modifikimi për produktet e prekura për të adresuar cdo rrezik të mundshëm. Ky program do të përfshijë futjen e një sigurese të jashtme 3.15 A dhe parzmore drejtpërdrejtë në qarkun e motorrit të ventilatorit të njësisë së jashtme.

PËRSHKRIMI I PRODUKTEVE POTENCIALISHT TË PREKURA:

Produktet potencialisht të prekura, prodhuar gjatë periudhës 2013-2017, janë të markës “Carrier”, 1.5 ton multi dhe single zone, 2 ton single multi-zone, 2.5 ton single dhe multi zone, 3 multi dhe single zone, 3.5 ton single, 4 ton single zone, de 4.5 ton single zone, sisteme qëndrore të kondicionimit të ajrit/pompës ngrohëse të prodhuar nga FMCC .

Produktet e prekura ishin të destinuara për banim dhe ambiente biznesi me hapësirat që ofrojnë energji elektrike, 208/230 ose 220/240 VAC një fazor, 50 ose 60 Hz.