Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut, njofton se kërkon të marrë me qira ambiente për ushtrimin e veprimtarisë administrative, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Sipërfaqen në “m²” të domosdoshme të ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë administrative të ISHMT-së (të ndërtesës dhe sipërfaqes funksionale për parkim) nga 800 – 1000 m2 për zyra administrative, në të cilat do të akomodohet personeli i ISHMT-së dhe sipërfaqe të mjaftueshme për vendparkimi jo më pak se 4 automjete.
  2. Specifikat e nevojshme të ambienteve që kërkohet të merren me qira, bazuar në funksionalitetet sipas distancës/largësinë nga qendra e Tiranës / Institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Blv. Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë), dhe kriter-in/et bazë të vlerësimit, përkatësisht evidentuar në mënyrë të detajuar në tabelën e mëposhtme:

 

Kriteret Pikët
Çmimi Lekë/m2 30
Afati i akomodimit jo me vonë se 14 ditë kalendarike nga lidhja e kontratës, ku ambienti të jetë i përshtatur në hapësira sipas nevojave të institucionit qiramarrës. 10

Akomodimi për çdo post pune:

-porta interneti

-priza energjie

10
Sistem ngrohje/ftohje funksional 10
Distanca sa më afër qendrës së Tiranës / Institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Blv. Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë) 30
Sistem i pavarur për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe ujit 10

 

 Dokumentacioni që do të paraqesin ofertuesit të ketë në përbërje:

  • aktin e pronësisë/disponimit të pronës të rinovuar tremujorin e fundit;
  • të jetë i pajisur me NIPT/NUIS dhe certifikatë regjistrimi;
  • ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
  • vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • vërtetim që mos të ketë detyrime të maturuara nga OSHE, UKT etj.
  • vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
  • aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore dhe/ose aktin e konstatimit që rezulton i banueshëm nga Instituti i Ndërtimit.
  • Planvendosje të objektit dhe planimetri për çdo kat.

 

Afati i plotësimit të dokumentave së ofertave pranë zyrave të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut me adresë Rr. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3 Tiranë, do të jetë data 11.09.2020 ora 11:00.