Nga komunikimet me instaluesit e ashensorëve me vendndodhje në Tiranë, të cilët kanë konfirmuar verifikimin pas goditjes së termetit të datës 26 Nëntor, dhe lëkundjeve të tjera sizmike në vazhdim. Ashensorët  të cilët pas verifikimeve të realizuara janë konstatuar të sigurtë dhe pa probleme inxhinierike, mund të vendosen në punë.

Kujdes! Pavarësisht këtij lajmërimi, duke qënë se jemi në moment të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, në rastin e goditjeve të larta sizmike të mundshme, verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë deri sa të realizohet sërish ky proces.

Duke shpresuar në mospërsëritjen e ngjarjes së ndodhur, kërkojmë përgjegjshmëri maksimale nga administratorët/instaluesit/ndërtuesit/personat përgjegjës!

Siguria e Jetës është e para dhe për të duhet të kujdesemi të gjithë!

Shënim: Ky njoftim për t’u zbatuar nga personat përgjegjës lëshohet sot më datë 27/11/2019, Ora 13:00 për instalimet në zonat e prekura në Tiranë dhe qytetet e tjera duke përjashtuar Durrësin, Thumanën dhe zonat e tjera në epiqëndër të tërmetit, ku instalimet sipas vlerësimeve të deritanishme kanë pësuar dëmtime serioze dhe duhet të kalojnë një vlerësim të detajuar dhe të specializuar.​