Shqipëria dhe Greqia angazhohen të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale.
Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Tregut, Z. Gazmend Osmani si dhe shefi i Interagjencisë për Kontrollin e Tregut (DIMEA), në ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve të Republikës së Greqisë, Z. Charalampos Melissinos nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit.
Kryeinspektori i ISHMT, Z. Gazmend Osmani dhe shefi i Interagjencisë për Kontrollin e Tregut-  DIMEA, Z. Charalampos Melissinos, nëpërmjet këtij memorandumi, shprehën vullnetin e përbashkët për të krijuar urat e bashkëpunimit dypalësh me qëllimin për të forcuar sistemet ekzistuese të zbatimit të pronësisë intelektuale, duke krijuar një mekanizëm të shkëmbimit të rregullt të informacionit dhe praktikave më të mira dhe për të ndërmarrë së bashku aktivitete të tjera bashkëpunuese.

“Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe nxit inovacionin, ndaj dhe ne e kemi vendosur në fokus të punës sonë“, deklaroi kryeinspektori, Osmani.