Amendimi i fundit ligjor i Ligj nr. 9902 datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” daton më 2018. Ndryshimet ligjore të pësuara nga ky ligj, për të qënë sa më të efektshme, duhet të njihen, të kuptohen dhe më pas të vihen në zbatim. Për këtë arsye, më datë 03.05.2019 Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyyrjes së Tregut organizoi pranë ambienteve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë trajnim mbi “Mbi zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve”.
Lektor në këtë trajnim, ishte Znj. Nada Dollani, eksperte dhe gjithashtu autore e tekstit me shpjegime Ligji Për mbrojtjen e Kosumatorëve. Fillimisht u prezantua rëndësia e së drejtës konsumatore, e më pas u vazhdua me objektin, fushën e zbatimit dhe analizën e kuadrit rregullator duke u fokusuar në dispozitat për të cilat ligji ngarkon Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut për zbatim. Në përfundim, ekspertja i dha përgjigje pyetjeve të shtruara nga inspektorët si dhe rasteve praktike të hasura në terren.