🏤 Në një leksion të hapur për studentët e 🏢 Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ishin së bashku institucionet e përfshira në sistemin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale ISHMT, DPPI dhe DDA🔗, duke e vlerësuar të rëndësishëm ndërgjegjësimin për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

🏛Ndër institucionet e përfshira në sistemin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, ISHMT ka rolin e ndalimit të shkeljeve të të drejtave në treg.

Mbajtësit e të drejtave pas regjistrimeve për objektet e kësaj fushe nga ®️ Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale DPPI dhe ©️ Drejtoria e të Drejtës së Autorit, DDA, për të garantuar dhe konkretizuar mbrojtjen e krijimeve të tyre mund të kërkojnë, fillimin e veprimeve për ndalimin e mallrave të falsifikuara apo pirate pranë ISHMT-së, duke gjetur zgjidhje në mënyrë të shpejtë, pa tarifa dhe pa kosto shtesë.

✅️ISHMT, prezantoi para studentëve rolin dhe funksionet e tij duke shtjelluar gjithashtu cilat janë veprimet që konsiderohen shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe sanksionet nëpërmejt masave administrative që ISHMT zbaton.

🤝Ky leksion u organizua nën koordinimin e DPPI.
🔗www.ishmt.gov.al