Gjithcka duhet të dini për t’i mbajtur fëmijët tuaj të sigurtë rreth lodrave.
Gjeni lodrën perfekte për moshën e duhur
• Merrni parasysh moshën dhe zhvillimin e fëmijës suaj kur blini një lodër apo lojë.
• Lexoni udhëzimet dhe etiketat paralajmëruese për t’u siguruar që është e duhura për fëmijën tuaj.
• Përpara se të vendoseni lodrën , kontrolloni për t’u siguruar se nuk ka pjesë të vogla ose rreziqe të tjera të mundshme për mbytje.
Mbajtja e lodrave të sigurta në shtëpi
• Kur blini lodra të sigurta, është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që fëmijët të dinë se si t’i përdorin ato. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke mbikëqyrur fëmijët teksa luajnë. Kjo i mëson fëmijët se si të luajnë të sigurt ndërsa argëtohen.
• Pas përfundimit të kohës së lojës, përdorni një kosh ose kuti për të ruajtur lodrat, për ti përdorur përsëri më pas nga fëmijët. Sigurohuni që ato të mos kenë vrima apo mentesha që mund të kapi gishtat e fëmijës.
Lodrat e sigurta
• Lodrat e sigurta duhet të kenë markimin CE, barkod dhe vendin e prodhimit.
• Produkti i përzgjedhur nuk duhet të ketë aroma të pakëndëshme.
• Paketimi i produktit duhet të jetë i fortë, i qëndrueshëm dhe me ngjyra të bukura.
• Plastika cilësore dallon nga ajo jocilësore e cila mund të jetë me njolla dhe ngjyra të zbehura.
• Lodrat e drurit mund të jenë po aq jocilësore sa ato plastike, në varësi të trajtimit që ka kaluar druri dhe bojrave që janë përdorur për lyerje.
Paralajmërimet
• Lodrat aktivizuese duhet të kenë paralajmërimin e mëposhtëm: “Vetëm për përdorim shtëpiak“
• Lodrat funksionale duhet të kenë të vendosur paralajmërimin e mëposhtëm: “Tëe përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e një të rrituri”.
• Patina, patina me rula, patina lineare, patina të harkuara (skateboards), monopatina (scooters) dhe biçikleta për fëmijë, kur ofrohen për shitje si lodra, ato duhet të kenë të vendosur paralajmërimin e mëposhtëm: “Të vishen pajisje mbrojtëse. Jo për përdorim në trafik”.
• Lodrat që gjenden në ushqime ose të përziera me to, duhet te kenë të vendosur paralajmërimin e mëposhtëm: “Ka lodër brenda. Rekomandohet mbikëqyrje nga një i rritur”.
• Lodrat kimike që përmbajnë substanca të rrezikshme ose përzierje duhet të kenë instruksionet e përdorimit si edhe të kenë të vendosur një paralajmërim mbi natyrën e rrezikut të këtyre substancave ose përzierjeve mbi masat që duhen të merren nga përdoruesi me qëllim që të shmangen rreziqet që shoqërojnë ato.
Për çdo informacion mbi sigurinë e lodrave mund të drejtoheni tek Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT):
Adresa: Rruga Shyqyri Bërxolli nr.65, Tiranë
Web-site: www.ishmt.gov.al
E-mail: info@ishmt.gov.al