Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka vijuar kontrollin në terren për të siguruar një treg të sigurt për qytetarët. Në total, gjatë kësaj jave janë realizuar:
231 kontrolle/monitorime si pjesë e Task Forcës për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. 8 nga këto subjekte kanë rezultuar me probleme në zbatimin e protokolleve të miratuara. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
6 inspektime për etiketimin e veshjeve të këmbës në përputhje me Ligj Nr. 10489/2011 dhe VKM Nr. 222/2012 “Për miratimin e rregullave teknike për etiketimin e materialeve që përdoren në përbërësit kryesorë të veshjeve të këmbës, në shitje për konsumatorët”.
Gjatë inspektimeve, kërkohet nga çdo biznes kujdes maksimal në zbatimin e masave dhe protokolleve, për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19 si dhe zbatimi rigoroz i kërkesave ligjore përsa i përket fushave të kontrollit të ISHMT-së.