
RAPORT JAVOR 07-11 QERSHOR 2021

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Përgjatë datave 07 – 11 Qershor janë realizuar:

29 Inspektime për parapaketimet;

6 Inspektime për sigurinë e produkteve elektrike;

11 Inspektime për të drejtat e pronësisë Intelektuale;

14 Inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim;

8 Inspektime për instrumentat mates ligjërisht të kontrolluar;

30 Monitorime për lodra dhe artikuj për fëmijë.

Në fokus së punës tonë, vijon puna për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale, gjithashtu vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.