Për përmbushjen me sukses të misionit për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike jashtë normave të lejuara, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u zhvillua takim i Task-Forcës së përbërë nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore përmes Policisë Bashkiake.
Ky takim vjen në zbatim të Urdhërit nr.35 të Kryeministrit i cili parashikon disa përgjegjësi dhe detyrime për një sërë institucionesh.
Për një koordinim dhe bashkëpunim eficent u diskutua për përcaktimin e planeve të punës për kontrollet në terren, punën sensibilizuese, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur konstatohet mos zbatimi i ligjit.