ISHMT: Të gjitha subjektet prodhuese dhe tregtuese të bukës dhe produkteve të tjera të brumit kanë detyrim ligjor:

  • Të afishojnë në mënyrë të dukshme dhe të saktë çmimin për njësi (kg) për të gjitha llojet e produkteve të cilat nuk tregtohen të paketuara.
  • Të përdorin instrumentin matës sipas parashikimeve ligjore, në prani të konsumatorit, me qëllim përcaktimin e vlerës për produktin e zgjedhur nga konsumatori, sipas peshës përkatëse.

Në rast të mos respektimit të këtyre detyrimeve, ISHMT vendos masa administrative për çdo subjekt të gjetur në shkelje.

“Çmimi për njësi” është çmimi përfundimtar, përfshirë të gjitha taksat dhe TVSH.

ISHMT në monitorim intensiv të tregut për mbrojten e konsumatorit dhe kontrollin e instrumentave matëse.