Këtë javë nisi lehtësimi i masave kufizuese të vendosura si pasojë e situatës së krijuar nga COVID -19.
ISHMT, si pjesë e njësisë operacionale të Task – Forcës së ngritur për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka nisur këtë javë inspektimin në terren në qytetin e Tiranës për verifikimin e zbatimit të tyre si domosdoshmëri për sigurinë e shëndetit të qytetarëve!