🤝Kryeinspektori i ISHMT, Z. Lavdrim Sahitaj, së bashku me Drejtoren e DPPI, Znj. Ledina Beqiraj, dhe me drejtoreshen e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit Znj. Borjana Ajazi, ishte pjesë e një vizite studimore në Itali, në fushën e pronësisë intelektuale dhe mbikëqyrjes së veprimeve që e cënojnë atë.
📑Përafrimi i legjislacionit dhe zbatimi i standardeve më të mira të 🇪🇺BE –së ishin pjesë e diskutimeve të përbashkëta, në kuadër të projektit të binjakëzimit “Strengthening the Protection and the Enforcement of Intellectual Property Rights”.
📌Mbetemi të angazhuar për të nxitur ndërveprimin në nivel institucional dhe ndërkombëtar, në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe mbikëqyrjes së veprimeve që e cënojnë atë.