Institucionet ISHMT, DPPI dhe DDA gjatë vizitës studimore në Itali me qëllim përafrimin e standardit të mbrojtjes dhe zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale me Praktikat më të mira të BE –së.
Oct 12, 2021 | Asistencë teknike e huaj, Bashkëpunime

Kryeinspektori i ISHMT, Z. Lavdrim Sahitaj, së bashku me Drejtoren e DPPI, Znj. Ledina Beqiraj, dhe me drejtoreshen e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit Znj. Borjana Ajazi, ishte pjesë e një vizite studimore në Itali, në fushën e pronësisë intelektuale dhe mbikëqyrjes së veprimeve që e cënojnë atë.

Përafrimi i legjislacionit dhe zbatimi i standardeve më të mira të

BE –së ishin pjesë e diskutimeve të përbashkëta, në kuadër të projektit të binjakëzimit “Strengthening the Protection and the Enforcement of Intellectual Property Rights”.

Mbetemi të angazhuar për të nxitur ndërveprimin në nivel institucional dhe ndërkombëtar, në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe mbikëqyrjes së veprimeve që e cënojnë atë.