Seminari kishte qëllim fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Ekspertë te huaj prezantuan direktivat dhe standardet europiane në këtë fushë, dhe sollën dhe praktikat më të mira nga Inspektoriatet e vendeve të tyre në mbrojtjen e te drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Nëndrejtore e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Valbona Jaupllari, në fjalën e saj, theksoi se ISHMT është fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit për bizneset dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.
“Synimi ynë është kryerja me efikasitet e inspektimeve për zbatimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale. Për periudhën janar – shtator të këtij viti, janë kryer 35 inspektime për Pronësinë Industriale, 178 inspektime mbi të Drejtat e Autorit për kategorinë përdorues të programeve kompjuterike dhe shtëpi botuese”, deklaroi Jaupllari.
- Roger Hildebrandt nga Zyra Gjermane e Patentave dhe Markave Tregtare Hildebrandt ndau praktikat më të mira gjermane në fushën e Pronësis Intelektuale.
- Peter Labody nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Hungarisë solli eksperiencën e tij mbi administrimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Znj. Janne Hedegaard nga nga Zyra e Patentave të Danimarkës ndau parimet e zbatimit të Pronësisë Intelektuale në treg dhe foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Në vitin 2022 ISHMT ka filluar zbatimin e inspektimeve ex-officio bazuar në metodologjinë e analizës dhe vlerësimit të riskut. Kjo do të sjellë një rritje të numrit të inspektimeve në treg për respektimin e të drejtave të pronësisë industriale.
Së fundmi janë miratuar disa ndryshime ligjore në ligjin “Për pronësinë industriale”, të cilat i mundësojnë ISHMT-së një numër më të lartë inspektimesh në këtë fushë dhe rregullimin e tregut të brendshëm nga mallrat e falsifikuara.