Inspektimi i Udhërrëfyesve Turistikë për vitin 2017
Në zbatim të Ligjit nr.10433 “Për Inspektimin” , Nenit 61 të Ligjit 93/2015 “Për turizmin”, u ndërmorë inspektimi i Udhërrëfyesve të huaj , në javët e para të muajit korrik me një shtrirje të gjerë territoriale (Shkodër, Lezhë, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Korçë , Pogradec, Sarandë, Vlorë) duke përzgjedhur vendet dhe pikat më të frekuentueshme nga turistët e huaj si dhe pikat kufitare në këto zona.
Me krijimin e ISHMT-së dhe me çertifikimin për herë të parë të Udhërrëfyesve Turistikë nga Ministria përgjegjëse për Turizmin (MZHETTS) u krye për herë të parë inspektimi i Udhërrëfyesve Turistikë. Subjekt inspektimi ishte respektimi i Neneve 56 dhe 61 të Ligjit 93/2015, “Për turizmin”. Edhe pse nuk nuk pati asnjë rast flagrant të shkeljes së këtyre kritereve, inspektorët gjatë inspektimeve që kishin në fokus zonat më të frekuentueshme nga grupet turistike (parqe arkeologjike, kisha, muze, etj) bënë punë informuese duke njohur operatorët turistikë, drejtuesit e grupeve turistikë, dhe udhërrëfyesit turistikë mbi kriteret që duhet të plotësohen në rastet kur grupet e turistëvë shoqërohen nga udhërrëfyes të huaj.
Gjithashtu u kontaktuan edhe përfaqësues të strukturave që mbulojnë fushën e turizmit në Bashkitë përkatëse për bashkëpunim në drejtim të informimit të Agjencive të Udhëtimit, Operatorëve Turistikë dhe Udhërrëfyesve mbi Nenet 56 dhe 61 të Ligjit 93/2015. Nga grupet e inspektimit u shpërnda Njoftimi për Udhërrëfyesit e huaj (shqip-anglisht) në strukturat akomoduese, pikat turistike, pikat kufitare, i cili u publikua edhe në website-in e MZHETTS.
Në përgjigje të një ankese të depozituar pranë ISHMT-së Janë inspektuar edhe 2 subjekte (Udhërrëfyes të specialitetit të vecantë).