Në kuadër të situatës së parandalimit të përhapjes së infektimit nga virusi COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit mbështetur edhe në rekomandimet dhe masat e marra nga Komisioni Europian publikon:
FALAS – Standarde të ISO-s për disa nga pajisjet e mbrojtjes personale apo shëndetësore. Të akesesueshme në faqen e saj zyrtare (Linku: http://www.dps.gov.al/button_114.html)

Lista me standardet të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) mund të aksesohen dhe merren falas nga bizneset dhe kompanitë që prodhojnë apo duan të nisin prodhimin e disa produkteve mjekësore me ndikim të drejtëpërdrejtë në luftimin e përhapjes së COVID 19

Këto produkte janë maska të mbrojtjes personale filtruese, doreza dhe veshje mbrojtëse mjekësore, karakteristikat teknike të të cilave jepen në standardet Shqiptare të përmendura më lart. Këto standarde i vijnë në ndihmë çdo kompanie vendase, e cila prodhon ose vendos të prodhojë një apo disa nga këto produkte