Me datë 07/02/2020, në ambientet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, organizoi Analizën e Punës për vitin 2019. Inspektori i Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari dhe përfaqësues të Inspektoratit Qendror morrën pjesë në këtë takim ku u reflektuan rezultatet e punës për vitin 2019. Z. Hajdari vlerësoi punën e kryer nga ISHMT, dhe theksoi rëndësinë e procesit të inspektimit ligjor, transparent dhe profesional nëpërmjet përdorimit të sistemit online e-inspektimi.
Kryeinspektor i ISHMT, Z. Lavdrim Sahitaj prezantoi punën e institucionit në të cilën u evidentuan si arritjet po ashtu dhe problematikat e hasura në terren gjatë vitit 2019. Në fjalën e mbajtur prej tij Z. Sahitaj pasqyroi nevojën për përmirësimin e legjilsacionit në disa nga fushat e inspektimit të ISHMT, thellimin e bashkëpunimit me institucionet bashkëpunuese dhe rritjen e shkallës së komunikimit me bizneset, konsumatorët dhe institucionet shtetërore të përfshira në këto procese. ISHMT ka nisur zbatimin e strategjisë së tij të komunikimit me qëllim uljen e produkteve në konformitetet në tregun vendas, si një nga objektivat kryesor të tij për vitin 2020.
Takimi mbi analizën e punës për vitin 2019, u konkludua me sfidat për vitin 2020 ku fokusi do të jetë rritja e shkallës së profesionalizmit të stafit për zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrimeve ligjore që derivojnë nga legjislacioni në fuqi.