Me praninë e Z. Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, u zhvillua analiza e punës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) për vitin 2024
. Kryeinspektori i ISHMT-së, Z. Edison Konomi, prezantoi përparimet në realizimin e planeve të inspektimit, si dhe arritjet në forcimin e kapaciteteve institucionale. U theksuan gjithashtu përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor, rritjen e efikasitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë së produkteve joushqimore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në treg
.


Kryeinspektori i Përgjithshëm Z. Hajdari vlerësoi shumë pozitivisht punën e ISHMT-së, duke theksuar se ky institucion po zhvillohet dhe po bashkëpunon ngushtësisht me Inspektoratin Qendror. Gjatë diskutimit, u përmend gjithashtu përshtatja me reformën ligjore dhe institucionale në fushën e inspektimit në Shqipëri, e cila do të nisë së shpejti me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore. Kjo reformë do të sjellë risira që do të ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit, sigurinë në treg, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e profesionalizmit të stafit të Inspektorateve 
.

