Aktivitetiti për promovimin e Pronësisë Intelektuale, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për të Drejtën e Autorit ( DDA ) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësise Industriale ( DPPI ).
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve nëpërmjet shpërndarjes së broshurave, manualeve dhe librave shpjegues në lidhje me mbrojtjen, të drejtat dhe institucionet përgjegjëse në rast të shkeljeve dhe cënimit të drejtave të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale.
Aktiviteti u përkrah nga qytetarët, të cilët përveç pyetjeve të shumta, shfaqën interesin për regjistrim të objekteve të PI si dhe në mbrojtjen e pronësisë intelektuale në rastet e shkeljeve apo cënimit të kësaj të drejte.