Në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) organizoi një aktivitet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve mbi rëndësinë e përzgjedhjes së produkteve për kujdesin e fëmijëve të tyre. Në këtë aktivitet u shpërndanë materiale informuese mbi paralajmërimet që duhet të shoqërojnë produktet si rrethore, takëmet e ngrënies të fëmijëve, biberonat, mbajtësit e tyre si dhe instruksionet e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, të cilat duhet të kontrollohen dhe lexohen me vëmendje për të shmangur rreziqet që ato mund paraqesin. Gjithashtu nga përfaqësues të ISHMT u dhanë këshilla mbi mënyrat e përzgjedhjes së produkteve për fëmijë, cilat janë standardet e harmonizuara shqiptare të cilat prezumojnë sigurinë për secilën kategori, si dhe institucionet ku mund të drejtojnë ankesat e tyre lidhur me to.

poster WEB