Email: info@ishmt.gov.al

Është publikuar një njoftim i kategorisë ALERT ndërkombëtar në sistemin RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), me numër reference 8811559, për produktin “Spatul Najloni”, i tregtuar nga operatori ekonomik ARTEG GROUP.
Sipas informacionit të raportuar në sistemin RASFF, pas kontrollit laboratorik të kryer nga autoritetet kompetente të Belgjikës, produkti ka rezultuar me nivel migrimi të substancës 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA) mbi kufirin e lejuar.
Ky konstatim lidhet me përshtatshmërinë e produktit për përdorim në kontakt me ushqimin dhe është klasifikuar si risk jo serioz për shëndetin e njeriut.
PRODUKTI QË DUHET TËRHEQUR NGA TREGU
  • Emri i produktit: Spatul Najloni
  • Emri në etiketë: Nylon Serving Spatula 33cm
  • Numri i referencës RASFF: 8811559
  • Numri i produktit: 1100010
  • Gjatësia: 33 cm
  • Kategoria: Materiale në kontakt me ushqimin
  • Barkodi (EAN): 5413821079684
MASAT E MARRA
Operatori ekonomik ARTEG GROUP ka njoftuar tërheqjen e produktit nga tregu dhe kthimin e tij nga konsumatorët.
Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt mund ta kthejnë atë pranë dyqaneve ARTEG GROUP, ku do të rimbursohen në vlerën e plotë të çmimit të blerjes.
ÇFARË DUHET TË BËJNË KONSUMATORËT?
Nëse keni blerë produktin “Spatul Najloni”, ju këshillojmë që:
  1. Të ndërprisni përdorimin e produktit në kontakt me ushqimin.
  2. Ta ktheni produktin pranë dyqaneve ARTEG GROUP.
  3. Të kërkoni rimbursimin e plotë të vlerës së blerjes.
INFORMACION SHTESË
Për më shumë informacion mbi produktin, mund të vizitoni lidhjen e mëposhtme:
IQMT u bën thirrje konsumatorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet për kthimin e produktit, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve që përdoren në kontakt me ushqimin.