Një sasi prej 600 copë gotash qelqi, u ndalua para hedhjes së tyre në treg për përdorim nga konsumatorët, falë ndërhyrjes së shpejtë të ISHMT, në bashkëpunim me AKU dhe subjektin tregtar, duke vendosur bllokimin e produkteve me të dhënat si më poshtë:
• Gota qelqi për pije me print kungulli (nr. artikulli 3057450)
• Gota qelqi për pije me motiv “Holly” në ngjyrë jeshile dhe të kuqe (nr. artikulli 3058966)
• Gota qelqi për pije me print lulesh (nr. artikulli 3065910)
• Gota qelqi për pije me zemra të vogla të kuqe (nr. artikulli 3068486)
Produktet u identifikuan pas njoftimit nga prodhuesi Zebra A/S dhe përmes sistemit RASFF, si një Alert me temë:
“Prania e metaleve të rënda (kadmium dhe plumb) në gota qelqi me origjinë nga Kina, të shpërndara përmes Danimarkës.”
Të dhëna mbi produktin:
Lloji i produktit: Gota qelqi
Kategoria: Produkte në kontakt me ushqimin
Arsyeja e njoftimit: Kontroll zyrtar
Shteti njoftues: Sllovakia
Niveli i riskut: Serioz
ISHMT vijon monitorimin e tregut për të garantuar sigurinë e produkteve dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.


