Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ju kujton se regjistrimi i ashensorëve, mirëmbajtja e tyre e rregullt dhe inspektimet periodike janë detyrime ligjore për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetin e përdoruesve.
📌 Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, administratorët/shoqëritë administruese, janë persona përgjegjës për:
✔️ Regjistrimin e ashensorit në ISHMT;
✔️ Sigurimin e kontratës së mirëmbajtjes;
✔️ Kryerjen e inspektimeve periodike në përputhje me afatet e përcaktuara në aktet nënligjore;
ℹ️ Për më shumë informacion dhe udhëzime, vizitoni faqen zyrtare të ISHMT ose kontaktoni drejtpërdrejt me strukturat tona.
#SiguriaENëQendër
#ASHENSORëtTëSigurt
#ISHMT