Gorenje Albania sh.p.k., njofton konsumatorët se pas një komunikimi zyrtar nga prodhuesi Gorenje gospodinjski aparati d.o.o., është identifikuar një defekt teknik në disa njësi të tharëseve të markës Hisense – Linja 5S, i cili mund të përbëjë rrezik potencial për sigurinë e përdoruesve.
Produktet që përfshihen në tërheqje:
- 
Emri i produktit: Tharëse Hisense – Linja 5S 
- 
Modelet: DH5S102BW, DH5S902BW 
- 
Lotet e prodhimit: D70TY, D70TX 
- 
Periudha e prodhimit: Nëntor 2024 – Mars 2025 
- 
Origjina: Kinë 
Ky defekt mund të shkaktojë mbinxehje të pajisjes gjatë përdorimit.
Masat e marra:
- 
Është ndaluar menjëherë shitja dhe shpërndarja e produkteve nga kompania Globe Shops sh.p.k., si klient i autorizuar. 
- 
Konsumatorët që kanë blerë këto tharëse janë njoftuar të ndalojnë përdorimin e pajisjes dhe të kthejnë produktin pranë pikës së blerjes. 
- 
Pajisjet e kthyer do të zëvendësohen me një model të ri dhe më të avancuar, ose do të riparohen sipas udhëzimeve të prodhuesit. 
- 
Është vendosur një njoftim zanor në numrin e shërbimit të klientit: +355 (0) 45301504 për më shumë informacion. 
Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët:
Nëse keni blerë një nga produktet e listuara më sipër, ju lutemi të:
- 
Ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes. 
- 
Kontaktoni pikën e blerjes (Globe Shops sh.p.k.) për kthimin dhe zëvendësimin e saj. 
- 
Për çdo paqartësi ose informacion shtesë, kontaktoni shërbimin tonë të klientit në numrin e sipërpërmendur. 


